Dëshirat që ju kërkohen yjeve për Ferragosto

Life style

Dëshirat që ju kërkohen yjeve për Ferragosto

Më: 14 gusht 2016 Në ora: 23:54
Ilustrim

Netët e verës, sidomos muajit gusht,  janë plot yje që bien (15 gushti, dita e Ferragostos, është kulmi i tyre). Duke i parë, të gjithë themi dëshirat tona që, le t’a pranojmë, në 99% të rasteve lidhen me dashurinë.

Gjithmonë është shpresa se ai yll mund të na ndihmojë vërtetë por edhe nëse nuk e bën, askujt nuk i kushton të thotë dëshirën. Çdo vit, secili prej nesh thotë një dëshirë. Nëse je afër detit, apo në zona ku ajri është i pastër e për rrjedhojë qielli e yjet duken më qartë, atëherë nuk do ta kesh të vështirë të shohësh yllin tënd…Për çfarë t’i lutesh?

Dshirat e mëposhtme janë më të shpeshtat, pastaj ju zgjidhni vetë se ku bëni pjesë…

Shpresojmë që të ‘bëjmë diçka’ përpara se të mbarojnë pushimet
SIkur të më kërkonte të martohemi gjatë këtyre ditëve që po pushojmë
Bëj që mos të më harrojë kurrë
Shpresojmë të mos jetë i fejuar
Bëj që kjo histori të mos përfundojë asnjëherë
Le të jenë këto pushimet e fundit që kaloj me të
Do doja një histori të vërtetë, serioze

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat