Refuzojnë të bëjnë seks me xhihadistët, 19 vajza digjen të gjalla

Bota

Refuzojnë të bëjnë seks me xhihadistët, 19 vajza digjen të gjalla

Më: 3 qershor 2016 Në ora: 19:44
ISIS

Sërish horror në Mosul, kryeqendra e ISIS-it në veri të Irakut, ku 19 vajza yazide janë djegur të gjalla pasi kanë refuzuar të bëjnë seks me luftëtarët e organizatës terroriste.

Sipas dëshmisë së një aktivisti, i cili citohet nga mediat lokale, vajzat janë mbyllur në kafaz hekuri në qendër të qytetit dhe ndaj tyre është hedhur benzinë për t’u djegur pastaj të gjalla përballë qindra personave.

Sipas asaj që shkruan sajti irakian, “Eyoonn”, i cili citon burime kurde, njerëzit e Kalifatit “kanë djegur vajzat e komunitetit të krishterë yazide, sepse nuk pranonin të përmbushin “xhihadin” e seksit”, – siç cilësohet nga xhihadistët praktika e përdhunimit që kryhet ndaj grave që mbahen si skllave të seksit.

Lajmi konfirmohet edhe nga disa sajte lokale të ndryshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat