Kuba përshpejton investimet në turizëm

Bota

Kuba përshpejton investimet në turizëm

Më: 5 maj 2016 Në ora: 17:16

Hapja me botën perëndimore është mese e mirëpritur nga kubanët, por ka dhe vështirësitë e veta, e një prej tyre është dallga e interesit të vizitorëve amerikanë, që kapërcen kapacitetin e industrisë vendase të turizmit.

Numri i tyre thuajse është dyfishuar këtë vit, e për të përballur kërkesën në rritje, shteti komunist po mundohet të ndërtojë hotele të tjera e të zgjerojë Aeroportin e Havanës. “Në të gjithë Havanën, por sidomos hotelet me 4 apo 5 yje të saj janë mbytur nga rezervimet. Ne po punojmë për kapërcimin e këtij ngërçi, megjithatë aktualisht kapacitetet nuk mjaftojnë për zgjidhjen e problemit, sepse kërkesat janë rritur ndjeshëm.

Për këtë arsye e kemi përshpejtuar procesin e investimeve”, ka deklaruar Manuel Marrero, ministër i Turizmit në Kubë. Turizmi është duke lulëzuar në Kubë, që kur ishulli i Karaibeve dhe Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar dhjetorin e vitit 2014 se do të punonin së bashku për të varrosur njëherë e mirë hasmëritë e Luftës së Ftohtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat