Digjen 50 strehimore të refugjatëve

Bota

Digjen 50 strehimore të refugjatëve

Më: 3 maj 2016 Në ora: 12:44

Rreth 50 strehimore janë shkatërruar nga një zjarr në Azinë Juglindore, duke lënë pa strehë dhjetëra refugjatë të vendosur në këtë zonë.

Kampet e djegura ishin të komunitetit mysliman, i cili ishte zhvendosur në atë pjesë që nga viti 2012, kur kishte ndodhur lufta në mes të budistëve dhe muslimanëve.

Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin dhe kanë trajtuar personat e plagosur, bëjnë të ditur autoritetet, të cilët thonë se shkaqet e zjarrit nuk janë bërë të njohura.

Strehët e rreth gjashtë familjeve janë shkatërruar nga flakët, ndërsa ata janë strehuar në një vend tjetër përkohësisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat