President pavarësisht 783 akuzave për korrupsion

Bota

President pavarësisht 783 akuzave për korrupsion

Më: 29 prill 2016 Në ora: 15:08

Nga Gjykata e Lartë e Afrikës së Jugut kanë bërë të ditur se vendimi për hedhjen poshtë të 783 akuzave për korrupsion të presidentit, Jacob Zuma, duhet të rishikohet.

Akuzat e ngritura për presidentin Zuma, kishin rënë në vitin 2009, kur edhe u zgjidh ai president.

Gjykatësi Aubrey Ledwaba tha se vendimi i marrë për hedhjen poshtë të akuzave, ishte i paarsyeshëm.

Rasti, i sjellë nga Aleanca Demokratike e opozitës, hapi rrugën për prokurorët që të rivendosin akuzat.

Kritikët kanë thënë se një vendim i tillë në vitin 2009 ishte bërë me qëllim që Zuma të mund të zgjidhej president.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat