​Sulmohet spitali në Siri, vriten 14 pacientë

Bota

​Sulmohet spitali në Siri, vriten 14 pacientë

Më: 28 prill 2016 Në ora: 12:01

Organizata bamirëse “Mjekët pa Kufij” ka bërë të ditur se së paku 14 pacientë dhe gjashtë punonjës mjekësorë janë në mesin e njerëzve të vrarë nga një sulm ajror, që ka goditur një spital në Alepo.

Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut ka thënë se së paku 20 njerëz janë vrarë nga sulmi, përfshirë tre fëmijë.

Sulmi dyshohet se është kryer nga forcat e regjimit, në një qark që kontrollohet nga rebelët.

I dërguari i Kombeve të Bashkuara për krizën në Siri u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë që të ndërhyjnë urgjentisht për të shpëtuar bisedimet për paqe.

Duke folur pas informimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Staffan de Mistura ka thënë se armëpushimi në Siri, i arritur në muajin shkurt, është “mezi gjallë”.

Dhuna në Siri është intensifikuar ditëve të fundit, pavarësisht armëpushimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat