Arrestime gjatë akcionit anti-terrorizëm në Itali

Bota

Arrestime gjatë akcionit anti-terrorizëm në Itali

Nga: F.D. Më: 28 prill 2016 Në ora: 11:54

Ministri i brendshëm italian Angelino Alfano, ka kumtuar se policia italiane ka kryer operacione masive për të arrestuar të dyshuarit për terrorizëm, “që kishin planifikuar sulme në gjithë vendin”, shkruan Canale 5, përcjell botasot.info.

Operacioni është kryer në Italinë Veriore ku deri tani ka disa të arrestuar.

Nuk bëhen të ditur identitetet e të dyshuarve, por në dhjetor 2015 policia e Kosovës në bashkëpunim me kolegët italianë arrestuan 4 persona të “cilët planifikonin sulme për të vrarë Papa Franceskun”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat