Gjeorgji: Katër anije të NATOS mbërrijnë për stërvitje

Bota

Gjeorgji: Katër anije të NATOS mbërrijnë për stërvitje

Më: 12 shkurt 2016 Në ora: 20:07

Katër anije të NATO-s mbërritën sot në Gjeorgji për zhvillimin e ushtrimeve të përbashkëta me rojen bregdetare të këtij vendi që aspiron të jetë pjesë e Aleancës së Atlantikut, sipas gazetarëve në terren.

Anija stërvitore turke, “Cezayirli Gazi Hasan Pasa”, anijet minagjurmuese turke “Edremit” dhe spanjolle “Tambre”, si dhe anija minaheqëse rumune, “Slt. Alexandru Axente” mbërritën në portin “Batoumi” dhe do të qëndrojnë aty katër ditë.

Anija Minagjurmiuese italiane “Gaeta” do t’u bashkohet më vonë, si dhe shefi i shtabit të përgjithshëm të komandës detare të NATO-s, zëvendësadmirali Giorgio Lazio, pritet të vijë të shtunën.

Anijet e luftës do të zhvillojnë një seri ushtrimesh në det me rojen bregdetare gjeorgjane, për të përmirësuar kapacitetin e tyre për të kërkuar dhe shpëtuar, si dhe aftësitë e tyre teknike, njoftoi komanda detare e Aleancës së Atlantikut në një komunikatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat