Çeki: Qendra e refugjatëve u sulmua pas protestave kundër myslimanëve

Bota

Çeki: Qendra e refugjatëve u sulmua pas protestave kundër myslimanëve

Më: 7 shkurt 2016 Në ora: 10:59

Policia e Çekisë thotë se një grup prej afro 20 sulmuesve të panjohur ia kanë vënë zjarrin një qendre të refugjatëve në kryeqytetin Pragë, vetëm disa orë pasi mijëra njerëz kanë protestuar kundër myslimanëve dhe imigrimit.

Sulmuesit e shkatërruar qendrën Klinika, që dikur ishte qendër mjekësore në lagjen Zhizhkov në Pragë, dhe kanë hedhur koktej Molotovi.

Autoritetet thanë se së paku një person është lënduar nga sulmi.

Aktivistët që punojnë në këtë qendër të refugjatëve thanë se sulmuesit ishin neo-nazistë.

Protesta kundër myslimanëve e organizuar para presidencës së Çekisë, ishte njëra nga shumë demonstratat e mbajtura dje në gjithë Evropën nga grupi PEDIGA, që është shkurtesë e lëvizjes Patriotët evropianë kundër islamizimit të perëndimit.

Ky grup është shumë tërheqës për personat me ndjenja të forta të së djathtës ekstreme dhe kundër imigrantëve, prej vitit 2014, kur ishte formuar në Drezden të Gjermanisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat