“Protesta e veçantë”, 10 mijë palë këpucë në Sheshin Republika në Paris (Foto)

Bota

“Protesta e veçantë”, 10 mijë palë këpucë në Sheshin Republika në Paris (Foto)

Më: 30 nëntor 2015 Në ora: 20:13

10 mijë palë këpucë u vendosën në sheshin “Republika” në Paris në shenjë proteste dhe simbolike pas anullimit të një marshimi masiv për ndryshimet klimaterike, të anulluar sipas autoirteteve për shkak të frikës për ndonjë sulm të mundshëm.

Ky marshim, sipas autoriteteve franceze, pritej që të bënte bashkë mbi 200 mijë vetë në rrugët e Parisit. Drejtorja ekzekutiv i AVAAZ, njërës prej organizata që qëndron pas instalacionit të këpucëve, Emma Ruby-Sachs, tha se edhe pse marshimi u anullua ata e arritën qëllimin e tyre, të dëgjohen në një kohë që në Paris janë mbledhur liderët botërore dhe ekspertë e specialistë nga mbi 200 vende të botës, në përpjekje për të arritur një marrëveshje për ndryshimet klimaterike.
“Këto ditë ne presim njerëz të marshojnë nga 2300qytete të ndryshme nga e gjithë bota. Ky është marshimi më i madh i organziaur ndonjëherë për klimën në histori, duke nisur që nga Sydney, Melburni dhe Brisbane. 5 mijë vetë kanë protestuar në shi dhe të ftohtë në Edinburg. Do të vazhdojmë deri në fund të kësaj jave” tha ajo.

Këpucët janë dhuruar edhe nga Papa Francesku në shenjë simbolike sikurse edhe nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon, që shfaqën mbështetjen e tyre për këtë projekt, thanë organizatorët.

“Ky marshim bëhet edhe për shpresën, mund ta shohësh teksa ecën përmes këpucëve, janë mesazhe për brezat e ardhshëm. Këtu gjenden edhe këpucët e papaës, edhe të sekretarit Moon. Ndaj ky instalacion këpucësh është i rëndësishëm, qëllimi i tij është i rëndësishëm” tha ajo.
Një pariziane, Yannick, i cili dhuroi këpucët e tij për këtë projekt, tha se për të ky instalacion është vërtet prekës dhe thotë se vërtet dërgon një mesazh.

“Më pëlqen ideja, është një mesazh i fortë. Edhe pse nuk na u lejua të marrim pjesë aty, të paktën jemi të pranishëm. Të gjitha këto këpucë përfaqësojnë njerzit që janë të angazhuar të bëjnë dicka për ndryshimet klimatike” tha ajo.
Instalacioni u organizua teksa në Paris po mbahet konferenca 11 ditore për ndryshimet klimatike, ku marrin pjesë 150 liderë botërore dhe mijëra delegatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat