Beteja ndaj ISIS, Cameron kërkon votën për “gjendje lufte”

Bota

Beteja ndaj ISIS, Cameron kërkon votën për “gjendje lufte”

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 21:31

Kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron, kërkon aprovimin e parlamentit për propozimin e bombardimeve në Siri, pasi sipas tij sulmet mbi Shtetin Islamik janë një interes kombëtar.

Plani i qeverisë është përmbledhur në një dokument prej 36 faqesh, ku janë paraqitur arsyet dhe mënyra e veprimit që do të ndiqet në rast se përfaqësuesit e forcave politike do të votojnë pro.

Sipas Cameron qeveria e tij nuk mund të qëndrojë indiferente kur cenohet siguria e qytetarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat