Tensionet me Turqinë, Rusia dërgon avionë shtesë në Siri

Bota

Tensionet me Turqinë, Rusia dërgon avionë shtesë në Siri

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 10:12

Rusia do të dërgojë edhe 12 avionë luftarakë në Siri për tu siguruar se nuk do të ketë përsëritje të incidentit ku një avion i saj u rrëzua nga Turqia.

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, një aleat i sundimtarit sirian Bashar al-Asad, thuhet se është duke e menduar që të dërgojë mbulesë të shtuar për 24 bombarduesit të cilët janë pozicionuar në vendin e luftës pasi njëri nga avionët e tyre u gjuajt para dy dite nga Turqia.

Një pilot i avionit u qëllua për vdekje nga rebelët turkmenë, duke rënë në tokë, por bashkë-piloti i tij u shpëtua pas një operacioni 12 orësh nga forcat speciale ruse në Siri.

Një zëdhënës i mbrojtjes ruse ka njoftuar tashmë se të gjithë bombarduesit rusë që operojnë në Siri do të fluturojnë vetëm nën mbulesën e avionëve luftarakë.

“Tani secili prej 24 bombarduesve rusë do të shoqërohet nga një luftëtar”.

Turqia pohoi se nuk e dinte që avioni ushtarak që shpërtheu nga qielli me pretendimin se ka shkelur hapësirën ajrore, ka qenë i Rusisë, shkruan express.co.uk.

Ushtria turke pohoi se ishin duke ndjekur të njëjtin protokoll që vlen për cilindo avion luftarak që do ta kalojë hapësirën ajrore, por kanë insistuar se nuk ishin në dijeni të shtetësisë së avionit bombarudes.

Ushtria ruse filloi kryerjen e sulmeve ajrore kundër grupit xhihadist terrorist në muajin shtator.

Një zëdhënës i Kremlinit , njoftoi dje se 472 pronat kyçe të ISIS-it janë shkatërruar, duke përfshirë një rafineri nafte në fortesë të grupit terrorist të Raka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat