Rusi, Turqi: Vazhdojnë akuzat e ndërsjella

Bota

Rusi, Turqi: Vazhdojnë akuzat e ndërsjella

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 14:00

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka thënë se rrëzimi i avionit luftarak rus nga Turqia, në kufirin Turqi-Siri, ka gjasa të ketë qenë “provokim i planifikuar” dhe se aleatët e Ankarasë në NATO po bëjnë përpjekje ta mbulojnë atë.

Lavrov i ka bërë këto komente në Moskë, një ditë pasi avionët turq kanë rrëzuar aeroplanin luftarak të Rusisë, i cili ka qenë duke kryer sulme ajrore në veri të Sirisë.

Një pilot rus ka vdekur në incident.

Lavrov ka thënë se NATO-ja dhe Bashkimi Evropian kanë bërë “vlerësime të çuditshme” të incidentit dhe se nuk kanë shprehur keqardhje ose ngushëllime.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka mbrojtur edhe sot veprimet e zyrtarëve të tij ushtarakë.

“Askush nuk duhet të presë se do të heshtim nëse siguria jonë kufitare shkelet vazhdimisht, nëse të drejtat tona ligjore dhe e drejta jonë për pavarësi dëmtohen”, ka thënë Erdogan.

Turqia insiston se avioni rus ka shkelur hapësirën e saj ajrore, gjë që hidhet poshtë nga Moska.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat