Afganistan: Rrëzohet helikopteri i NATO-s

Bota

Afganistan: Rrëzohet helikopteri i NATO-s

Më: 12 tetor 2015 Në ora: 13:13

Një helikopter britanik të forcave të NATO-s është rrëzuar në 11.10.2015 në kryeqytetin afgan, Kabul. Pesë persona të ekuipazhit mbetën të vdekur, ndërsa 5 të tjerë u plagosën rëndë.

Ministria e mbrendshme britaneze ka njoftuar se mes të vdekurve janë 2 pilotë të saj, por pa bërë të ditur kombësitë e viktimave tjerë.

“Incidenti është akoma nën vëzhgim, por ajo që është e sigurtë, nuk bëhet fjalë për sulm nga talebanët,” thuhet në komunikatën e NATO-s, transmeton Bota sot.

Pavarësisht se ka mbaruar misioni i NATO-s në Afganistan, akoma 12.000 ushtarë të aleancës ndodhen atje./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat