Jemeni ndërpret marrëdhëniet me Iranin

Bota

Jemeni ndërpret marrëdhëniet me Iranin

Më: 2 tetor 2015 Në ora: 18:22

Qeveria e Jemenit, e mbështetur nga Arabia Saudite, ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin.

Televizioni shtetëror ka raportuar për këtë lajm, pa ndonjë shpjegim tjetër.

Bahreini ka tërhequr ambasadorin e tij nga Irani, më 1 tetor.

Arabia Saudite dhe partnerët e koalicionit në mars të këtij viti kanë intervenuar në Jemen, për të kthyer në pushtet qeverinë në ekzil, pas marrjes së pushtetit nga grupi Huthi, i cili ka përkrahjen e Iranit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat