Refugjatët në shenjë proteste gjuajnë ushqimin dhe ujin

Bota

Refugjatët në shenjë proteste gjuajnë ushqimin dhe ujin

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 20:03

Policia e Hungarisë ka publikuar një xhirim në të cilin shihet se si refugjatët në shenjë protestë që nuk kanë mundur të nisen për në Vjenë e gjuajnë ushqimin dhe ujin që ua kanë sjellë ata.

Refugjatët në Bicke nuk duan të shkojnë në qendrën pranuese insistojnë që me tren të vazhdojnë rrugën për në Austri.

Rreth 500 refugjatë refuzojnë të lëshojnë trenin i cili dje është bllokuar 40 kilometra nga Budapestit. Autoritetet hungareze po bëjnë përpjekje që me autobusë t’i vendosin në qendrat e pranimit gjë që refugjatët nuk po pranojnë.

Parlamenti i Hungarisë sot në një vendim urgjent ka miratuar propozimin e kryeministrit Viktor Orban sipas të cilit është shpallur gjendje krizë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat