Egjipt: Mbahen zgjedhjet parlamentare dyshkallëshe

Bota

Egjipt: Mbahen zgjedhjet parlamentare dyshkallëshe

Më: 31 gusht 2015 Në ora: 11:26

Në Egjipt do të mbahen zgjedhjet parlamentare dyshkallëshe, ka njoftuar Komisioni zgjedhor i këtij vendi.

Faza e parë do të mbahet më 18-19 tetor, ndërsa e dyta më 22-23 nëntor, ka thënë dje ky komision.

Këto do të jenë zgjedhjet e para prej se president i Egjiptit është zgjedhur, Abdel Fattah al-Sisi.

Zgjedhjet ishin planifikuar të mbaheshin në fillim të vitit 2014, por ishin shtyrë disa herë për shkaqe juridike.

Prej vitit 2012, Parlamenti i Egjiptit është jofuksional, pasi ai ishte shpërndarë me një vendim gjyqësor, megjithqë ishte zgjedhur në mënyrë demokratike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat