Mbi 300,000 njerëz kaluan Mesdheun më 2015

Bota

Mbi 300,000 njerëz kaluan Mesdheun më 2015

Më: 28 gusht 2015 Në ora: 14:50

Agjencia për Refugjatë e Kombeve të Bashkuara UNHCR ka thënë se numri i refugjatëve dhe migrantëve që kanë kaluar Detin Mesdhe për të arritur në Evropë, ka kaluar 300,000 këtë vit.

Sipas UNHCR-së, shifra është shumë e lartë nëse krahasohet me 219,000 migrantë gjatë gjithë vitit 2014.

Mbi 2,500 njerëz kanë vdekur këtë vit në ujërat e Mesdheut, duke mos përfshirë rreth 200 persona që dyshohet se janë mbytur në brigjet e Libisë gjatë 24 orëve të fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat