Policia plagosë rëndë një refugjat

Bota

Policia plagosë rëndë një refugjat

Më: 1 gusht 2015 Në ora: 22:32

Njësitë speciale të Policisë gjermane kanë qëlluar në Bon një refugjat nga Guinea me ç’rast e kanë lënduar rëndë, raportojnë mediat gjermane.

Refugjati nga Guinea më parë në shtëpinë e azilit kishte sulmuar duke lënduar një refugjat tjetër dhe situata eskaloi kur sulmuesi me thikë në dorë kishte tentuar të ikë.

Policia siç thuhet së pari kishte negociuar me refugjatin i cili ishte barrikaduar në katin e dytë të shtëpisë ku ishin vendosur refugjatët, por situata ka eskaluar kur ai ka kërcyer nga kati i dytë dhe me thikë në dorë është munduar të ikë.

I plagosuri 23 vjeçar është dërguar në spital ndërsa rreth shtëpisë së azilit gjenden shumë policë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat