Dënim me vdekje djalit të Gaddafi-t, Saif al Islam

Bota

Dënim me vdekje djalit të Gaddafi-t, Saif al Islam

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 11:33

Djali i kolonelit kolonelit Muammar Gaddafi, Saif al islam dhe 8 bashkëpunëtorë të tij, janë dënuar me vdekje nga një gjykatë në Libi. Këta persona akuzohen për krimet e kryera gjatë kryengritjes së vitit 2011.

Siaf al Islam ishte në gjykim së bashku me dhjetëra bashkëpunëtorë të tjerë të liderit të rrëzuar, i akuzuar për shtypje të dhunshme të protestave.

Sipas BBC-së, në momentin e dhënies së vendimit, i biri i diktatorit nuk ndodhej në sallën e gjyqit, por ishte i lidhur me një video-konferencë. Aktualisht ai mbahet nga një ish-grup rebelësh nga qyteti Zintan, që refuzon ta lirojë.

Që nga përmbytjet e Gaddafi-t, Libia ka vuajtur nga qeveria e dobët, me protestues të armatosur që bllokojnë eksportet e naftës dhe ish-luftëtarë revolucionarë që refuzojnë të dorëzojnë armët e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat