​Roboti mbyt një njeri në fabrikën “Volkswagen”

Bota

​Roboti mbyt një njeri në fabrikën “Volkswagen”

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 12:33

Roboti ka shkaktuar vdekjen e një personi në fabrikën e prodhimit “Volkswagen " në qytetin gjerman Bauntalu, bëjnë të ditur nga kjo kompani.

Makineria për montimin e motorëve ka kapur punëtorin duke e përplasur për një pllakë metalike. Njeriu nga goditja e fortë ka marrë lëndime të rënda në gjoks dhe ka vdekur në spitalin e qytetit.

Siç bëhet e ditur ka pësuar një 22 vjeçar, i cili nuk është i punësuar në fabrikë, por që ka punuar për kompaninë që prodhon, shpërndan dhe mbledhë robotë industrialë për prodhuesin e njohur të veturave.

Mediat lokale raportojnë se ai ishte i vetëm në zonën e prodhimit derisa kolegët e tij kanë punuar në montim.

Zëdhënësi i "Volkswagen" Heiko Hilvig ka thënë se fajtor për tragjedinë është "gabimi njerëzor".

"Makineria është programuar për të kapur të auto-pjesë dhe për të manipuluar me to .Ajo operon në një pjesë të mbyllur të fabrikës ", ka thënë Hilvig .

Prokuroria gjermane edhe më tutje nuk është e vendosur nëse do të fillojë proced urat dhe kënd ta akuzojë për aksidentin .

Fabrika në Baunatal , rreth 100 kilometra larg nga Frankfurti , është e dyta më e madhe në grupin e "Volkswagen”, por ajo nuk prodhon vetura të gatshme, por vetëm bën komponentë për fabrikat e tjera të këtij prodhuese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat