Rusia dorëzon projekt-rezolitën për Srebrenicën

Bota

Rusia dorëzon projekt-rezolitën për Srebrenicën

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 10:32

Rusia ka dorëzuar në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara një projekt-rezolutë për Srebrenicën, për t’iu kundërvënë projekt-rezolutës që ka hartuar Britania.

Dokumenti britanik reflekton mbi dështimin e OKB-së për të parandaluar masakrën e Srebrenicës dhe vjen në prag të 20-vjetorit të saj.

Në korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës kanë vrarë rreth 8,000 burra dhe djem myslimanë në Srebrenicë.

Rusia ka thënë se projekt-rezoluta britanike është përçarëse dhe fokusohet vetëm në keqbërjet e serbëve.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së pritet të diskutojë për dokumentin britanik më 7 korrik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat