Gjermania planifikon ndihmë shtesë për refugjatët e Ukrainës

Bota

Gjermania planifikon ndihmë shtesë për refugjatët e Ukrainës

Më: 30 maj 2015 Në ora: 15:13

Gjermania po planifikon të ofrojë më shumë ndihmë për refugjatët e Ukrainës, të cilët janë larguar nga shtëpitë e tyre si rezultat i konflikteve të vazhdueshëm në Ukrainën lindore.

Ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier, ka njoftuar se sot se do të vizitojë kampin e refugjatëve në qytetin lindor Dnipropetrovsk.

Agjencia gjermane e lajmeve DPA tha se deri më tash Gjermania ka ofruar 10 milionë euro ndihmë për refugjatët në Ukrainë.

Rreth 2 milionë njerëz kanë ikur nga luftimet ndërmjet separatistëve pro-rusë dhe forcave qeveritare të Ukrainës.

Ndërkaq, 1.2 milion banorë kanë mbetur në Ukrainë, kurse 800,000 janë larguar nga vendi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat