Vritet një ushtar ukrainas, plagosen pesë

Bota

Vritet një ushtar ukrainas, plagosen pesë

Më: 23 maj 2015 Në ora: 17:48

Një zëdhënës i ushtrisë së Ukrainës ka thënë se një ushtar i saj është vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur në përleshjet midis forcave qeveritare dhe rebelëve pro-rusë.

Raporti nuk ka qartësuar se ku ka vdekur ushtari dhe në çfarë rrethanash.

Viktimat raportohen pavarësisht marrëveshjes për armëpushim, të arritur në muajin shkurt.

Mbi 6,100 njerëz kanë vdekur prejse ka nisur konflikti në lindje të Ukrainës, në prill të vitit 2014.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat