Numri i viktimave kalon shifrën 7 mijë, 54 prej tyre evropianë

Bota

Numri i viktimave kalon shifrën 7 mijë, 54 prej tyre evropianë

Më: 2 maj 2015 Në ora: 20:56

Arriti në mbi 7 000 numri i viktimave nga tërmeti i para një jave në Nepal, ndërkohë që qeveria përjashtoi sot të gjitha mundësitë për gjetjen e të mbijetuarve.

“Numri i përgjithshëm i viktimave arriti në 7 040, përfshirë të zhdukurit si edhe 54 qytetarë evropianë”, tha një zëdhënës i qeverisë nepaleze.

“Një javë ka kaluar që prej tragjedisë më të rëndë. Ne kemi bërë të pamundurën përsa i përket operacioneve të shpëtimit dhe ndihmës, por tashmë besoj se nuk ekziston asnjë mundësi për të gjetur të mbijetuar nën gërmadha”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Laxmi Prasad Dhakal.

Sipas tij, numri i të plagosurve ka arritur në mbi 15 000.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat