Irak: Nga sulmi vetëvrasës – 6 persona të vrarë

Bota

Irak: Nga sulmi vetëvrasës – 6 persona të vrarë

Më: 2 maj 2015 Në ora: 13:43

Një zyrtar irakian thotë se sot, nga një sulm vetëvrasës në perëndim të kryeqytetit Bagdad, janë vrarë së paku 6 vetë.

Agjencia Associated Press e ka cituar këtë zyrtar të paemëruar policor, që ka thënë se sulmuesi ishte afruar me një veturë të mbushur me eksploziv në një bazë ushtarake në qytetin Garma, ku forcat e qeverisë së Irakut dhe milicitë aleate po luftojnë kundër militantëve të Shtetit Islamik.

Sipas këtij zyrtari, në mesin e të vrarëve gjenden së paku tre ushtarë.

Irani është në përpjekje për largimin e militantëve nga Garma me ndihmën e sulmeve ajrore nga koalicioni ndërkombëtar i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

Por, forcat e sigurisë kanë raportuar për progres të ngadalshëm në javët e fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat