Nepal: Pas tërmetit ende mijëra të zhdukur

Bota

Nepal: Pas tërmetit ende mijëra të zhdukur

Më: 2 maj 2015 Në ora: 11:05

Mijëra njerëz ende konsiderohen të zhdukur, një javë pas tërmetit masiv, nga i cili janë vrarë më se 6,200 vetë.

Nga ana tjetër, shefja e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Nepal, Rensje Teerink, tha se më se 1,000 shtetas të vendeve të BE-së ende llogariten të zhdukur .

Zyrtarët thonë se është vështirë të gjurmohet për të zhdukurit, pasi shumica prej tyre nuk janë regjistruar në ambasadat e vendeve të tyre.

Agjencia Reuters ka raportuar se të zhdukur konsiderohen edhe 371 persona nga Franca, Italia, Spanja dhe Holanda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat