Rritet numri i viktimave në Irak

Bota

Rritet numri i viktimave në Irak

Më: 26 prill 2015 Në ora: 17:30

Numri i viktimave në Irak ka arritur në 22 të vrarë si pasojë e sulmeve me bomba, përfshirë edhe një sulmin me veturë bombë ndaj një pike kontrolli ushtarake në krahinën perëndimore të Anbarit.

Sipas Reutersit ky është sulmi më vdekjeprurës i sotëm i cili nisi me shpërthimin e veturës bombë afër pikës së kontrollit dhe më pas përleshjeve në mes të militantëve dhe ushtrisë.

Në këtë sulm janë vrarë së paku 7 ushtarë irakian.

Deri më tash asnjë grup nuk e ka marrë përsipër këtë sulm, por zonat e banuara nga shiitët janë cak i grupeve sunite në Irak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat