Kina dhe Kazakistani – marrëveshje disa miliardëshe

Bota

Kina dhe Kazakistani – marrëveshje disa miliardëshe

Më: 28 mars 2015 Në ora: 18:04

Kryeministri i Kazakistanit, Karim Masimov, ka nënshkruar marrëvshje me kryeministrin e Kinës, Li Keqiang, në vlerë prej 23.6 miliardë dollarësh.

Këto marëvshje u nënshkruan dje, gjatë qëndrimit të zyrtarit të latë të Kazkistanit në Kinë.

Me këto marrëvshje parashihet bashkëpunim ndërmjet Kazakistanit dhe Kinës në industrinë metalike, në atë të naftës, të automobilave, e të tjera.

Masimov ka vlerësuar se nënshkrimi i marrëveshjeve është “start i mirë” dhe tha se vendi i tij është i gatshëm për thellim të bashkëpunimit me Kinën.

Kina aktualisht ia ka kaluar Rusisë në pozitën e partnerit udhëheqës tregtar në pjesën më të madhe të vendeve të Azisë Qendrore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat