Shi i fuqishëm dhe borë e ka përfshirë Malin e Zi

Bota

Shi i fuqishëm dhe borë e ka përfshirë Malin e Zi

Më: 6 mars 2015 Në ora: 22:39

Mali i Zi është mbuluar me borë, në bregun Adriatik ka reshje të mëdha të shiut, për shkak të të cilave rrugët janë bllokuar nga orteqet e aktivizuara dhe lëvizja në këto akse rrugore është ndërprerë, kumtoi policia malazeze.

Më shumë lagje dhe fshatrat në pjesën veriore të vendit kanë mbetur pa energji elektrike.

Për shkak të borës është ndaluar lëvizja e kamionëve në pjesën më të madhe të vendit. Rruga drejt kufirit me Bosnjë e Hercegovinën është mbyllur për të gjitha kategoritë e mjeteve transportuese.
Gjatë dy ditëve të fundit në territorin e Herceg Novit kanë reshur 135 litra shi në metër katror dhe ka shtëpi të përmbytura.

Shi i fuqishëm ka rënë edhe në Podgoricë, Nikshiq dhe Cetinjë, ndërsa në pjesën veriore të vendit bie borë. Shtresa e dëborës në qendrën e skjimit Zhablak, paradokohe tejkaloi një metër, tani është rritur edhe për gjysmë metri. Borë e re ka rënë edhe në Kolashin, Bijello Pole, Plevle, Berane, Plavë dhe Rozhajë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat