Koreja e Veriut hap kufinjtë

Bota

Koreja e Veriut hap kufinjtë

Më: 3 mars 2015 Në ora: 08:44

Koreja e Veriut ka rihapur kufinjtë sot për turistët e huaj dhe biznismenët, gati pesë muaj pasi i mbylli ato nga frika e përhapjes së virusit vdekjeprurës, Ebola.

Koreja e Veriut është një nga vendet më të izoluara, ndërsa gjendet disa mijëra kilometra larg epiqendrës së virusit në fjalë, më sakt Afrikës Perëndimore.

Koreja e Veriut nuk e ka të raportuar asnjë rast të infektimit me këtë virus që në vendet e tjera ka marrë jetën e 9 mijë personave.

Megjithatë, kufinjtë e shtetit komunist janë mbyllur për turistët nga tetori i vitit të kaluar nga frika se virusi do të përhapej edhe aty.

Koreja e Veriut gjithashtu ka aplikuar edhe mbajtjen në mënyrë strikte në karantinë për 21 ditë të diplomatëve dhe punonjësve të huaj, duke iu thënë që të rrinjë brenda hapësirave të ambasadave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat