Arrestohet lordi meksikan i drogës “La Tuta”

Bota

Arrestohet lordi meksikan i drogës “La Tuta”

Më: 1 mars 2015 Në ora: 10:36

Servando Gomez, i njohur ndryshe si “La Tuta” është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga policia meksikane.

Gomez është lordi i drogës në Meksikë dhe bosi i kartelit “Kalorësit Templarë”.

49-vjeçari është arrestuar në qytetin meksikan të Morelias.

Me një të kaluar si mësues, Gomez u bë shumë shpejt një ndër udhëheqësit më të mëdhenj të drogës.

Policia vendase tha se ishin në ndjekje të tij prej muajsh dhe pas shumë hetimesh më në fund arritën t’a kapin.

Gomez ëhstë fshehur për vite me radhë ndërsa anëtarët e tjerë të kartelit të tij janë burgosur tashmë ose janë vrarë.

Vetëm pak kohë më parë një tjetër bos i drogës u arrestua, Joaquin Guzman , kreu i kartelit të drogës Sinaloa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat