OKB urdhëron hetime për protestën e dhunshme në Mali

Bota

OKB urdhëron hetime për protestën e dhunshme në Mali

Më: 29 janar 2015 Në ora: 20:10

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuata Ban Ki-moon ka urdhëruar të bëhet një hetim për dhunën gjatë një demonstrate jashtë një baze paqeruajtëse të OKB-së në veri të Malit, që vrau të paktën tre protestues dhe plagosi disa të tjerë.

Zëdhënësi i OKB-së Stephane Dujarric tha të enjten që zoti Ban "shpreh keqardhje për incidentet" gjatë protestës të së martës në Gao të Malit dhe urdhëroi hetim për të përcaktuar faktet.

Ai tha se OKB-ja do të bashkëpunojë me të gjitha palët në hetim.

Trupat paqeruajtëse të OKB-së janë në Mali për të rivendosur stabilitetin në veri të vendit, ku ka pasur sulme të përsëritura nga ekstremistët islamik të lidhur me Al-Kaidën.

Në këtë rajon, po ashtu, janë rritur edhe tensionet me separatistët tuareg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat