Moska: Akuzat e SHBA-së për spiunim, fushatë anti-ruse

Bota

Moska: Akuzat e SHBA-së për spiunim, fushatë anti-ruse

Më: 27 janar 2015 Në ora: 16:12

Moska ka kritikuar Shtetet e Bashkuara për akuzat që kanë ngritur kundër spiunëve të dyshuar rusë në Nju Jork, duke thënë se akuzat janë pjesë e një “fushate anti-ruse” dhe se do të dëmtojnë tutje marrëdhëniet midis dy vendeve.

Ministria e Jashtme ka lëshuar deklaratën një ditë pasi prokurorët federalë të SHBA-së kanë ngritur akuzat kundër tre personave, për të cilët kanë thënë se janë pjesë e një unaze ruse të spiunimit.

“Të jepet përshtypja se autoritetet amerikane kanë vendosur përsëri të mbështesin praktikën e tyre të preferuar të fryrjes së pasioneve të spiunimit”, citohet të ketë thënë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ruse, Aleksandr Lukashevich.

“Pasojat e aksioneve të tilla, që do të përkeqësojnë atmosferën dypalëshe dhe do të minojnë perspektivat për ndërveprim, do të mbeten në ndërgjegjen e iniciatorëve të tyre”, ka thënë Lukashevich.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat