Kryeministri i ri grek Aleksis Tsipras shmang betimin fetar para kryepeshkopit

Bota

Kryeministri i ri grek Aleksis Tsipras shmang betimin fetar para kryepeshkopit

Më: 26 janar 2015 Në ora: 18:00

Kryeministrit me te ri ne historine e Greqise, iu dorezua mandati per krijimin e qeverise se re nga Presidenti i vendit, Karolios Papulias.
Ndryshe nga paraardhesit e tij, Kryeministri i sapozgjedhur grek beri nje betim politik dhe jo fetar, para kryepeshkopit.
Ne ceremonine e betimitt te Kryeministrit, e cila u zhvillua ne Presidencen greke, kreu i partise se majte shmangu fjalimet e gjata dhe zyrtare gjate betimit . Ai deklaroi se nuk do t’i permbahet konventave shoqerore ose zakoneve te krishtera ortodokse.
Mediat shkruajne se ne te shkuaren e tij politike, Kryeministri radikal e ka respektuar kryqin e shenjte në cermeonite fetare, madje ka vizituar kasha, manastire e vende te tjera te shenjta me raste festash te ketyre komuniteteve.
Pas betimit politik te Presidenti, Tsipras, pritet te fillojë menjeherë me formimin e qeverise se re, per te cilen tashme ka fituar mbeshtetjen e subjektit greket e pavarur. Me 149 vendet e Syrizes së majte dhe 13 te grekeve te pavarur te Panos Kamenos, Cipra krijon qeverine me 162 vendet e nevojshme te parlamentin grek.
Betimi i qeverise se re në krye me Aleksis Cipras, pritet te behet te marte ose te merkure, kur Greqia do te njohë emrat e rinj te qeverise vendore.
E majta radikale, Syriza, fitoi rreth 36.34% te votave ne zgjehdjet e djeshme, duke çuar 149 deputete në parlamentin grek. Demokracia e Re e Kryeministrit Antonis Samaras ka marre 76 deputete. Me pas u rendit Agimi i Artë, me 17 vende ne parlament, Potami qe ka fituar 17 mandate dhe Partia Komuniste me 15 deputete. Ndërsa partia e Papandreut nuk e ka kaluar pragun zgjedhor, duke mbetur keshtu jashte parlamentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat