Pamje shokuese nga Egjipti, një aktiviste vritet nga forcat e Policisë (Foto)

Bota

Pamje shokuese nga Egjipti, një aktiviste vritet nga forcat e Policisë (Foto)

Më: 25 janar 2015 Në ora: 13:54

Një manifestuese u vra gjatë përplasjeve me policinë në qendër të Kajros në ditën e 4 vjetorit të pranverës arabe që në 2011-ën, coin ë rërzimin nga pushteti të ish presidentit Hosni Mubarak. Ministria e shëndetësisë kionfirmoi se Shaima al Sabag ndërroi jetë si pasojë e plagëve të plumbave të gomës që policia përdori për të shpërndarë turmën e protestuesve. 34 vjecarja, nënë e një fëmije 5 vjec, u qëllua për vdekje teskaprotestone paqësisht në sheshin Tahrir ku u vendosën lule për të përkujtuar viktimat. Kryeministri egjiptian Ibrahim Mahlab tha se vrasja e saj po hetohej dhe se autori do të dënohej pavarësisht se kush do të ishte ai. Ministria e brendshme me anë të një deklarate për shtyp bëri të ditur se ishin islamikët e infiltruar në manifestim përgjegëjsit për vdekjen e aktivistes. Ngjarja ndodhi disa orë para transmetimit të fjalimit të presidentit të vendit për katër vjetorin e revolucionit. Fjalimi i presidentit egjiptian AL SISI ishte i regjistruar pasi ai ndodhet në Arainë Saudite aktualisht për të bërë homazhe për vdekjen e mbretit Abdullah. Protesta në qendër të Kajros ishte organizuar nga partia për aleancën popullore socialiste, ku viktima ishte anëtare e saj. Policia egjiptiane arrestoi sekretarin e përgjithshëm të partisë si dhe pesë anëtarë të saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat