Putin: Askush nuk mund ta frikësoj Rusinë

Bota

Putin: Askush nuk mund ta frikësoj Rusinë

Më: 20 dhjetor 2014 Në ora: 18:17

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka tërhequr vërejtjen se asnjë vend nuk mund ta “frikësoj” ose “izoloj” Rusinë.

Gjatë fjalimit me rastin e Ditës së Shërbimeve të Sigurisë së Rusisë, zoti Putin, sot në Moskë tha se “askush nuk do të jetë në gjendje të na frikësoj, të na frenoj ose ta izoloj Rusinë” dhe ka shtuar se “askush deri tash nuk ka qenë në gjendje ta bëjë këtë dhe asnjëherë nuk do të jetë”.

Ai ka vlerësuar se shërbimet sekrete të Rusisë janë përmirësuar për tu ballafaquar me “sfidat moderne dhe kërcënimet” në periudhën e tensioneve me Perëndimin, lidhur me rolin e Moksës në krizën e Ukrainës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat