SHBA kërkon lirimin e të burgosurve politikë në Bjellorusi

Bota

SHBA kërkon lirimin e të burgosurve politikë në Bjellorusi

Më: 19 dhjetor 2014 Në ora: 08:52

Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Rusisë që të lirojë të gjithë “të burgosurit e saj politikë”, në prag të katërvjetorit të trazirave, që kanë rezultuar me burgosjen e qindra aktivistëve opozitarë.

“Ne i kujtojmë ata që mbeten të burgosur gabimisht dhe bëjmë thirrje për lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë të burgosurve politikë bjellorusë”, ka thënë zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Jen Psaki.

Katër vjet më parë, autoritetet bjelloruse kanë arrestuar qindra njerëz që kanë protestuar kundër rizgjedhjes së presidentit autoritar, Alyaksandr Lukashenka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat