Arrestohen 13 islamistë në Austri

Bota

Arrestohen 13 islamistë në Austri

Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 17:43

Policia në Austri ka arrestuar 13 persona të dyshuar për radikalizimin e të rinjve dhe rekrutimin e tyre në luftën e Sirisë.

Operacioni është zhvilluar në disa xhami dhe apartamente në Vjenë, Linc dhe Grac.

Mediat austriake raportojnë se 500 policë kanë qenë të përfshirë në këtë aksion.

Autoritetet po ashtu kanë konfiskuar “material propagandues terrorist”.

Të 13 të arrestuarit dyshohet se janë anëtarë të një organizate terroriste.

Në mesin e tyre raportohet të jetë edhe një predikues nga Bosnja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat