Qyteti lindor në Ukrainë, Poltava, ka vendosur që ta tërheq vendimin për dhënien e shtetësisë së nderit këngëtarit rus, Yosif Kobzon, i cili është edhe ligjëvënës në Rusi.
Këshilli i qytetit Poltava ka vendosur sot që ky titull, që ishte dhënë në vitin 2002, duhet të tërhiqet për shkak të qëndrimit të Kobzonit kundër Ukrainës.
Ky person është i lindur në Ukrainë, por është pjesëtar i Dumës ruse dhe mbështetës i politikës së presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, ndaj Ukrainës, përfshirë aneksimin e Krimesë, dhe i përkrah separatistët prorusë në rajonin lindor të Ukrainës.
Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës e ka vënë Kobzonin në listën e individëve që u ndalohet hyrja në këtë vend.