Rusi: Humbje miliardëshe për shkak të sanksioneve perëndimore

Bota

Rusi: Humbje miliardëshe për shkak të sanksioneve perëndimore

Më: 24 nëntor 2014 Në ora: 12:40

Ministri i financave i Rusisë, Anton Siluanov, thotë se vendi i tij shënon humbje prej 40 miliardë dollarësh në vit, për shkak të sanksioneve perëndimore.

Gjatë deklaratës së mbrëmshme, ai ka theksuar se “ne po humbim afro 40 miliardë dollarë për vit për shkak të sanksioneve gjeopolitike dhe deri në 100 miliardë dollarë në vit për shkak të reduktimit 30% të çmimit të naftës”.

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe vendet e tjera, kanë imponuar një varg të sanksioneve kundër Rusisë, për rolin e saj në krizën në Ukrainë dhe aneksimin ilegal të Krimesë së Ukrainës, në muajin mars të këtij viti.

Sanksionet dhe rënia e çmimit të naftës e kanë ulur në mënyrë drastike vlerën e monedhës ruse, rubla, që ka rënë për më se 30% prej muajit mars.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat