Rusia për një vit ka blerë 150 tonë ar

Bota

Rusia për një vit ka blerë 150 tonë ar

Më: 19 nëntor 2014 Në ora: 12:21

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin po interesohet gjithnjë e më shumë për arin. Nga të ardhurat që vijnë prej shitjes së naftës, Rusia po diversfikon rezervat e saj duke blerë sasi të mëdha ari, thotë William Rhind, drejtor i World Gold Trust Services.

Nga të gjithë bankat që bëjnë publike rezervat e tyre, Rusia ka qenë më aktivja në akumulimin e arit. Por, vendi që blen më shumë ar është Kina, por ajo nuk i bën publike të dhënat.

Në raportin e fundit të World Gold Council shihet se shumë vende kanë rritur rezervat në ar. Kjo gjë shpjegohet nga shumë faktorë, por më kryesori është tensioni gjeopolitik. Deri tani, për këtë vit, Rusia ka blerë 150 tonë arë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat