Kerry apelon për qetësi në Jerusalem

Bota

Kerry apelon për qetësi në Jerusalem

Më: 31 tetor 2014 Në ora: 08:23

Shtetet e Bashkuara u kanë bërë thirrje të gjitha palëve në Jerusalem që të përmbahen nga tensionet.

Sekretari i Shtetit, John Kerry, ka dënuar plagosjen e rabiut, Yehuda Glick, i cili ka edhe nënshtetësinë izraelite, edhe atë amerikane.

Glick është aktivist i të drejtave të hebrenjve në kompleksin e xhamisë Al-Asqa.

Kerry ka bërë thirrje për rihapjen e xhamisë për besimtarët myslimanë.

Autoritetet në Jerusalem e kanë mbyllur atë të enjten.

Lideri palestinez, Mahmud Abbas, ka thënë se mbyllja është “shpallje lufte” nga ana e Izraelit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat