Air Armenia pezullon fluturimet, fajëson Rusinë

Bota

Air Armenia pezullon fluturimet, fajëson Rusinë

Më: 30 tetor 2014 Në ora: 20:26

Kompania ajrore e Armenisë, Air Armenia, ka pezulluar të gjitha fluturimet deri më 20 dhjetor, për shkak të vështirësive financiare.

Air Armenia ka thënë se nuk është në gjendje të vazhdojë shërbimet e rregullta për pasagjerë, për shkak të panikut në mesin e investitorëve dhe konsumatorëve, në lidhje me një deklaratë të bërë nga shërbimi i navigimit ajror të Rusisë.

Agjencia ruse Rosaeronavigatsia ka thënë se do të ndalojë kompaninë Air Armenia të kryejë fluturime në qytetet ruse, derisa ajo nuk paguan borxhin e saj.

Air Armenia ka thënë se kjo deklaratë ka dëmtuar reputacionin e saj biznesor.

Përveç qyteteve ruse, Ai Armenia ka fluturuar në Paris, Frankfurt dhe Athinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat