Abbas mirëpret vendimin e Sueditsë, Izraeli kritikon

Bota

Abbas mirëpret vendimin e Sueditsë, Izraeli kritikon

Më: 30 tetor 2014 Në ora: 13:49

Lideri palestinez, Mahmud Abbas, ka mirëpritur vendimin e Suedisë për të njohur shtetin e Palestinës.

Ai ka thënë se ky është një vendim i guximshëm dhe historik dhe u ka bërë thirrje edhe vendeve të tjera që të ndjekin këtë shembull.

Suedia ka njohur sot zyrtarisht shtetin e Palestinës, duke u bërë vendi i parë i madh i Evropës që bën një gjë të tillë.

Ky vendim ka shkaktuar kritika të ashpra nga Izraeli.

Ministri i Jashtëm izraelit, Avigdor Lieberman, ka thënë se “njohja e shtetit palestinez është një vendim i mjerë, që do të forcojë elementet ekstremiste”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat