Kremlini mohon zërat që Putin është i sëmurë

Bota

Kremlini mohon zërat që Putin është i sëmurë

Më: 29 tetor 2014 Në ora: 14:21

Zëdhënësi i Vladimir Putinit, ka thënë sot se Presidenti rus është në gjendje të mirë shëndetësore, duke mohuar spekulimet e fundit sipas të cilave ai është i sëmurë.

Zëdhënësi Dmitry Peskov u ka thënë gazetarëve në Moskë se ‘gjithçka është në rregull’ me shëndetin e Putinit.

“Pritjet e atyre që kanë spekuluar se Putin është i sëmurë, do të jenë të kota”, ka thënë Peskov.

Reagimi i Peskov, vjen pasi që mediat ruse kanë cituar një kolumne të ‘New York Post’, me autor Richard Johnson, i cili duke iu referuar disa burimeve, shkruan se Presidenti Putin vuan nga kanceri i pankreasit.

Ndryshe, Putin dhe Kremlini çdo herë kanë hedhur poshtë raportimet mbi jetën private të Presidentit 62 vjeçar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat