Kurdët irakian dërgojnë ushtarë dhe armë në Kobani

Bota

Kurdët irakian dërgojnë ushtarë dhe armë në Kobani

Më: 23 tetor 2014 Në ora: 08:30

Kurdët irakian që do të dërgohen për të luftuar militantët e Shtetit Islamik (IS) në Siri, do të bartin me vehte armë të ndryshe, ka njoftuar përmes Twitter zyrtari irakian kurd Hemin Haërami.

Kryetari i Parlamentit të rajonit kurd irakian, Yusef Muhammad Sadeq, ka njoftuar më 22 tetor, se Parlamenti ka miratuar dërgimin e ushtarëve kurd të Irakut në Kobani të Sirisë, për të ndihmuar kurdët atje që po luftojnë militantët e IS.

Dërgimi i armëve së bashku me ushtarët kurd, do t'i ndihmojë luftës kundër militantëve, ka shtuar zyrtari kurd Hemin Hawrami.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat