OKB do të hetojë sulmet në Gaza

Bota

OKB do të hetojë sulmet në Gaza

Më: 22 tetor 2014 Në ora: 09:23

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka thënë se po përgatit hetime të sulmeve ndaj objekteve të OKB-së, gjatë ofensivës së fundit të Izraelit në Rripin e Gazës.

Ai ka thënë se ekipi i pavarur i hetimeve do të shikojë rastet më të rënda, në të cilat janë vrarë njerëz të pafajshëm.

Ban po ashtu ka thënë se do të analizojë përdorimin e objekteve të OKB-së nga militantët e Hamasit.

Konflikti 50 ditësh gjatë muajve të verës ka lënë mbi 2,100 palestinezë të vrarë, ashtu si edhe 73 izraelitë.

OKB ka thënë se shumica e të vrarëve palestinezë kanë qenë civilë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat