Siri: Kurdët i rezistuan sulmit të IS-it në Kobani

Bota

Siri: Kurdët i rezistuan sulmit të IS-it në Kobani

Më: 19 tetor 2014 Në ora: 12:17

Forcat kurde i kanë rezistuar një sulmi nga militantët e Shtetit Islamik (IS) kundër qytetit Kobani, që gjendet në kufi me Turqinë, derisa kanë vazhduar sulmet ajrore të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

Zyrtari kurd nga Siria, Idris Nassen, tha se gjatë ditës së djeshme militantët e Shtetit Islamik e kanë ndërmarrë një sulm të ashpër nga pjesa lindore e qytetit, por janë zmbrapsur.

Këto luftime u bënë derisa ushtria amerikane tha se prej ditës së djeshme i ka ndërmarrë 25 sulme ajrore kundër pozicioneve të militantëve të Shtetit Islamik, në Siri dhe Irak, përfshirë infrastrukturën e naftës, që është nën kontroll të militantëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat