Sulme në Kabul, 7 të vrarë

Bota

Sulme në Kabul, 7 të vrarë

Më: 1 tetor 2014 Në ora: 08:21

Së paku shtatë persona janë vrarë dhe 20 të tjerë janë plagosur nga dy shpërthime vetëvrasëse në Kabul të Afganistanit.

Përgjegjësinë për sulmet e kanë marrë talibanët.

Policia ka thënë se të dyja shpërthimet kanë pasur në shënjestër autobusë që transportonin trupa të ushtrisë afgane.

Dhuna e fundit vjen një ditë pasi Afganistani dhe Shtetet e Bashkuara kanë nënshkruar një marrëveshje, e cila u mundëson afro 10,000 trupave amerikane të mbeten në Afganistan edhe pas përfundimit të misionit luftarak ndërkombëtar në fund të këtij viti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat